Kompania amerikane Apple ka filluar para pak çastesh eventin më të madh në fushën e teknologjisë informative, ku po prezanton produktet më të reja nga ky gjigant.
Aty pritet të prezantohet telefoni i ri iPhone 16, që me gjasë do të jetë më i fuqishmi deri më tani dhe do të ketë kamerën më të mirë (të paktën për modelet Pro).
Gjithashtu pritet të iPhone të prezantohet përmes inteligjencës Apple, ku shpalosen veçoritë e tij.
Aty do të jenë edhe orët e mençura, kufjet dhe shtesat interesante tjera siç janë iOS me inteligjencë artificiale.
Kjo ngjarje konsiderohet si më e madhja në botë në fushën e teknologjisë informative, duke marrë parasysh se është një prej brendeve më të mëdha. /Telegrafi/