970×90
970×90

Ancelotti le të kuptohet se Real Madridi nuk ka nevojë për Mbappen

Ancelotti le të kuptohet se Real Madridi nuk ka nevojë për Mbappen

Real Madridi regjistroi fitore në miqësoren ndaj Manchester Unitedit, në kuadër të turneut para-sezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndeshja e zhvilluar në “NRG Stadium” përfundoi me rezultatin 2:0, shkruan Gazeta Express.

Dy përforcimet e verës të “Los Blancos”, Jude Bellingham dhe Joselu, ishin autorët e golave.

Trajneri Carlo Ancelotti është pyetur vazhdimisht nëse “Los Blancos” do të sillnin një sulmues të ri “nëntë” për të plotësuar skuadrën aktuale, teksa debati më i madh po vazhdon të jetë i lidhur me Kylian Mbappen.

Megjithatë, trajneri italian la të nënkuptohet se nuk do të ketë një transferim të tillë.

“Skuadra është e mirë, ne jemi të kompletuar”, tha Ancelotti pas ndeshjes ndaj “Djajve të Kuq” për “Relevo”.

“Për fat ne kemi një ekip pa ego. Kjo e bën më të lehtë kontrollin e dhomës së zhveshjes. Do të ishte problem nëse do të kisha një ekip pa cilësi”, deklaroi 64-vjeçari.

Related posts