
Një fatlum mund ta fitojë dhuratë veturën që po e dhuron Alketa Vejsiu.
Alketa Vejsiu para pak ditësh ka arritur shifrën prej 1 milion ndjekësish në rrjetin social Instagram, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast, ajo tha se do të bëjë një dhuratë për fansat, ndërsa sot zbuloi se ajo është një veturë luksoze “Ford Fiesta”.
Përmes postimit të fundit, moderatorja bëri të ditur se cilat kushte duhet t’i plotësojnë ndjekësit, që të mund të jenë pretendent për ta fituar atë veturë.
Këtë dhuratë, ajo po e jep jo vetëm për numrin e ndjekësve që e arriti, por edhe për 20 vite punë në ekran.


