970×90
970×90
970×90
970×90

Alexander Kasanof emërohet në pozitën që mbante Gabriel Escobar si emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor

Alexander Kasanof emërohet në pozitën që mbante Gabriel Escobar si emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor

Aleksandar ‘Sasha’ Kasanof është emëruar Zëvendës Asistant Sekretar amerikan i Shtetit për çështje me Ballkanin Perëndimor, në pozitën që deri në muajin maj e kishte mbajtur emisari Gabriel Escobar.

Kjo u njoftua në uebsajtin e DASh-it, ku edhe jepet historiku i angazhimev të Kasanof si zyrtar në shumë pozita brenda këtij institucioni.

Alexander ‘Sasha’ Kasanof është Zëvendës Ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor si dhe për Shtypin dhe Diplomacinë Publike në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. Ai ka shërbyer më parë si Asistent Ekzekutiv i ish Nënsekretares për Çështjet Politike Victoria Nuland dhe Ushtruese e Detyrës së Nënsekretarit për Çështjet Politike John Bass. Sasha ka shërbyer jashtë shtetit në Irlandë, Turkmenistan, Kili dhe Ukrainë”.

Ai mori çmimin James Clement Dunn për ekselencë për punën e tij si Këshilltar Politik në Ambasadën e SHBA-së në Kiev gjatë Revolucionit Maidan dhe pushtimit pasues të Rusisë në Ukrainë. Detyrat e Sasha në Uashington përfshijnë: Drejtor i Zyrës së Politikave dhe Programeve Globale në Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Zëvendësdrejtor i Stafit të Sekretariatit Ekzekutiv (“Linja”), Drejtor i Zyrës së Çështjeve të Evropës Lindore dhe Zëvendësdrejtor i Zyrës së Çështjeve të Kaukazit dhe Konflikteve Rajonale. Ai është i diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftës, Shkollën Johns Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare dhe Kolegjin Hamilton. Sasha flet frëngjisht, italisht, rusisht dhe spanjisht”, thuhet në njoftim.

Ishte Donika Gërvalla, Ministrja e Punëve të Jashtme, e cila njoftonte se në vendin e Escobar do të vjen një diplomat tjetër – por pa treguar gjë më shumë – dhe se me të kishte biseduar “në telefon”.

Dhe këtë ajo e thoshte teksa intervistuesi po ia risjellte deklaratat e ashpra kritikuese dhe qortuese amerikane ndaj qeverisë kosovare të cilët po u jepnin kohë të vështirë në vazhdën e kursit konfrontues në veri, që për amerikanët, përbënte shqetësim sigurie.

“Qe po ua jap një shembull, kohëve të fundit, pata bisedë të gjatë telefonike me një person i cili së shpejti do të jetë ndër personat vendimtarë në Shtëpinë e Bardhë që merret me çështje të Kosovës, ne vazhdimisht kemi koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne asnjëherë s’e kemi ndërprerë koordinimin”, thoshte Gërvalla.

Veçse, Kasanof nuk është zyrtar në Shtëpinë e Bardhë por në Departament të Shtetit, dhe është në një pozitë të ndihmësit të Asistent Sekretarit, Jim O’Brien.

Gabriel Escobar nga pozita e Zëvendës Asistent sekretar i Shtetit, ku ishte angazhuar masivisht me çështje të rajonit e në veçanti në dialogun Kosovë-Serbi për normalizim të marrëdhënieve.

Në vizitën e fundit që Escobar e kishte pasur në Kosovë kishte kritikuar ashpër qeverinë kosovare për çështjen e dinarit, ndërsa kishte dështuar të bindtte qeverinë kosovare të pranonte propozimin e tij për një fazë tranzitore të pagesave.

Related posts