
30 ditë paraburgim i ka kërkuar Prokuroria e Shtetit, për shoferin e autobusit që u përfshi në aksidentin në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Me 29.07.2022, prokurori i çështjes ka paraqitur kërkesë për caktim te paraburgimit ndaj te pandehurit F.I., shofer i autobusit, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet).”,thuhet në deklaratën e Ulajt.
Shoferi i autobusit u arrestua dje, pas aksidentit ku mbetën të vdekur dy persona, e u lënduan dy fëmijë të tjerë.
Tash, për masën e sigurisë ndaj shoferit të autobusit, pritet të vendos Gjykata Themelore në Prishtinë.