Aksident në Veternik, përfshihen disa vetura Një aksident ku janë përfshirë katër vetura ka ndodhur në Veternik të Prishtinës. Aksidenti ka ndodhur pas orës 08:00 të mëngjesit. Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti. Policia e Kosovës ende nuk i është përgjigjur kërkesës së gazetës për ta konfirmuar aksidentin.