Partisë Demokratike të Kosovës i është bashkuar sot edhe një ish-anëtar i krysisë së AAK’së në Pejë, Agon Buquku, kandidat për PhD në fushën e IT
Aderimin e tij e ka njoftuar Xhavit Haliti nga PDK’ja, duke e vlerësuar se ardha e tij synon të jetë forca kryesore në Pejë në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Me personalitete dhe kuadro si Agoni dhe të tjerë, Dega e PDK-së synon të jetë forca kryesore në Pejë në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka shkruar Haliti në rrjetin social Facebook.
Ky është njoftimi i tij:
Sot, vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), dhe projektit të kryetarit Veseli për Dekaden e Re, ju bashkua Agon Buquku, kandidat për PhD në fushën e IT, ish-kandidat për asamble komunale në zgjedhjet e vitit 2017, dhe anëtar Kryesisë në AAK-së në Pejë. Me personalitete dhe kuadro si Agoni dhe të tjerë, Dega e PDK-së synon të jetë forca kryesore në Pejë në zgjedhjet e 6 tetorit./