
Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka theksuar se FC Ballkani pati një paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen e rrethit të dytë në Ligën e Konferencës.
“Fitorja me rezultat 4:0 ndaj La Fioritas në ndeshjen e parë është një hap i madh drejt kualifikimit në rrethin e tretë”.
“Tani me të drejtë presim që pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” portokallezinjtë e Suharekës ta konfirmojnë kualifikimin. Urime FC Ballkani, suksese në ndeshjet e radhës”, ka shkruar Ademi në llogarinë e vet në “Facebook”.