LDK-ja ka rezervat dhe vërejtjet e veta për buxhetin, ka thënë Abrashi.
Arban Abrashi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se ky subjekt nuk do ta votojë buxhetin.
“LDK ka rezervat dhe vërejtjet e veta për buxhetin. Nuk besojmë që ky buxhet i sjell zhvillim vendit, prandaj nuk do të jemi pjesë. Le të mbetet çështje e koalicionit”, ka thënë ai, në televizionin publik.