970×90
970×90

Abazoviq ka një ofertë interesante për Kosovën dhe Serbinë

Abazoviq ka një ofertë interesante për Kosovën dhe Serbinë

Kryeministri malazez, Dritan Abazoviq, ka thënë se nëse ka raund të ri të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, do të donte që Mali i Zi të jetë nikoqir.

“Personalisht, do të doja të zgjeroja ofertën time, nëse ka raunde të reja të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, t’i mirëpres ata në Mal të Zi”, tha Abazoviq për The Pavlovic Today.

“Ne nuk jemi pjesë e dialogut, por personalisht, besoj që propozimi evropian është një zgjidhje e mirë që është fitore për Kosovën dhe Serbinë. Ajo është rruga që duhet të ndjek rajoni. Rruga e normalizimit është e duhura për rajonin si hap i parë, dhe në fund pasi të plotësohen kriteret, anëtarësimi në BE është qëllimi final i të gjithë rajonit”, tha ai.

Kujtojmë që takimi i fundit mes Kosovës e Serbisë u mbajt më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Related posts