970×90
970×90
970×90
970×90

Nëse Specialja ngritë aktakuzë ndaj Thaçit, kjo është procedura që duhet të ndiqet

Nëse Specialja ngritë aktakuzë ndaj Thaçit, kjo është procedura që duhet të ndiqet

Por, që edhe nëse konfirmohet kjo aktakuzë, gjykatësi ka disa mundësi sipas procedurave, ta konfirmojë të plotë apo për disa pika të kërkoj hetime shtesë apo edhe të hudhet poshtë si e pabazuar.

“Bazuar në rregullat e procedurës, Prokuroria e dorëzon aktakuzën në Gjykatë pastaj gjyqtari i procedurës paraprake do të vendosë se a do ta konfirmojë apo jo. Ai ka mundësi që ta konfirmoj në tërësi, ka mundësi që për disa pika të kërkoj hetime shtesë, ka mundësi që edhe të mos e konfirmoj si tërësi, këto janë opsionet ligjore që ai i ka ditëve në vijim. Mbetet që të shihet se a do të konfirmohet aktakuza në tërësi apo  në disa pika apo do të hudhet në tërësi si e pabazuar”,  ka thënë Qerkini për Front Online.

Avokati Qerkini thotë se është e vështirë në këtë fazë të këtij procesi të thuhet se sa do të vazhdoj intervistimi i presidentit Hashim Thaçi apo cili do të jetë epilogu, pasi informatat janë të mangëta dhe është herët të flitet për një epilog përfundimtarë.

“Kjo është shumë e vështirë e parashikueshme në këtë fazë, ditëve në vijim besoj se gjërat do të qartësohen sidomos pas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake i cili do të vendosë apo jo aktakuzën”, është shprehur Qerkini për Front Online.

Related posts