970×90
970×90
970×90
970×90

Një vizitë nga fshati Topanicë i kushtoi Gjilanit me 17 të infektuar me koronavirus

Një vizitë nga fshati Topanicë i kushtoi Gjilanit me 17 të infektuar me koronavirus

Topanica e Kamenicës është në karantinë nga 30 marsi. Një banor i këtij fshati dyshohet se ka vizituar vajzën e tij në Gjilan dhe si pasojë e kësaj vizite ndër-familjare, 17 persona u infektuan me Covid-19.


Të gjithë të infektuarit janë si pasojë e lëvizjeve familjare mes vete. Madje, as nga Shtabi Emergjent në Gjilan nuk e kanë të qartë se si ka qenë e mundur lëvizja në këtë pjesë, duke qenë se fshati është në izolim.

Në mesin e 17 të prekurve është edhe një pjesëtare e FSK’së.

Në këtë komunë gjatë ditës së shtunë janë marrë rreth 20 mostra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Gjilani në total ka 47 persona të prekur me covid-19, 18 prej tyre janë shëruar, 5 janë në hospitalizim, 23 me qëndrim në shtëpi dhe 1 rast vdekje.

Related posts