970×90
970×90
970×90
970×90

Dukagjini në terr, mbesin pa rrymë si pasojë e reshjeve

Dukagjini në terr, mbesin pa rrymë si pasojë e reshjeve

Zëdhënësi i KEDS’it, Viktor Buzhala, përmes një komunikate adresuar mediave, ka konfirmuar se mbi 100 mijë konsumator aktualisht janë pa energji elektrike.

Zonat ku aktualisht nuk kanë rrymë janë Peja, Prizreni, Gjakova, Prishtina dhe Mitrovica.

Kjo erdhi si rezultat i reshjeve dhe erërave të stuhishme me shpejtësi 80 kilometra në orë të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

“Stuhia ka shkaktuar një numër të madh prishjesh
KEDS njofton se si pasojë e erërave të fuqishme janë shkaktuar dhjetëra prishje në rrjetin distributiv të energjisë elektrike anekënd Kosovës. Për pasojë, mbi 100 mijë konsumatorë aktualisht janë pa energji elektrike. Zona më e afektuar është rajoni i Dukagjinit, ku përfshihen Peja, Prizreni dhe Gjakova, por numër i prishjeve  është shënuar edhe në Prishtinë dhe Mitrovicë. Ekipet e KEDS’it janë në terren, madje kompania ka mobilizuar menjëherë edhe ekipe shtesë që po i sanojnë prishjet në kohën më të shkurtër të mundshme. Por, erërat e stuhishme deri në 80 kilometra në orë kanë shkaktuar dëme të konsidetueshme, ku shumë përçues janë përtokë, përderisa janë thyer edhe një numër i konsiderueshëm i shtyllave. Kjo, së bashku me kushtet tejet të rënduara atmosferike po e bëjnë intervenimin shumë të vështirë.
KEDS kërkon nga qytetarët që nëse shohin ndonjë anomali në rrjetin elektrik të mos i ofrohen, por të lajmërojnë menjëherë KEDS’in përmes kanaleve të komunikimit, sidomos në numrin e Qendës së thirrjeve 0800 791 00.
Faleminderit në mirëkuptim!”, ka konfirmuar Buzhala.

Related posts