
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, i ka reaguar sekretarit të LDK-së, Arben Arbrashit, pasi ky i fundit është shprehur se kërkesa e LDK-së për presidentin është për shtetin e jo për LDK-në.
Zogiani përmes një fotos të publikuar në rrjetin e tij social “Facebook” ka thënë se edhe Thaçi ishte votuar për shtetin.
“Për shtetin edhe Thaçi qe bâ president!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se në vitin 2016 LDK-ja kishte votuar në favor të Hashim Thaçit për ta marrë postin e presidentit.
Zgjedhja e tij ishte kundërshtuar ashpër nga partitë opozitare të cilat dy herë radhazi ndërprenë seancën e sotme duke hedhur gaz lotsjellës.
Pas zgjedhje të 6 tetorit dy partitë LDK-VV janë duke u munduar që të arrijnë një marrëveshje për të qeverisur se bashku, por pasi LDK në ofertë përfshinë marrjen e postit të presidentit kjo marrëveshje është bllokuar