970×90
970×90

Shkruan Alban Miroci: Binomi, Kurti & Osmani, si fitues i zgjedhjeve në Kosovë

Shkruan Alban Miroci: Binomi, Kurti & Osmani, si fitues i zgjedhjeve në Kosovë

Fituesve të zgjedhjeve, Kurti & Osmani duhet të ju jepet mbështetje mazhoritare për realizimin e objektivave.


Sistemi zgjedhor në Kosovë, nuk lejon një fitues absolut të zgjedhjeve që të udhëheq me ekzekutivin, duke krijuar mundësinë që koalicionet në mes të partive të jenë të pashmangshme.


Prandaj, fituesit e zgjedhjeve të parakohshme, padyshim që janë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
Nga rezultati i cili u shpallë prej KQZ-së, kemi një dallim të vogël në mes dy pretendentëve për kryeministër.


Dhe si rezultat i kësaj, ata duhet që prioritetet e tyre t’i vendosin në funksion të qeverisë së re, edhe pse me kundërshtim bazik nga oponent të ndryshëm politik ata duhet ta krijojnë balancin e koalicionit fitues.


Formimi ideal, programor dhe përmbajtësor duhet të kaloj përtej ambiceve personale të z. Kurti dhe znj. Osmani, ku si opozitë edhe pse jo e bashkuar i kanë fituar zgjedhjet në Kosovë për të vetmen arsye se populli ka besuar në ndryshime për t’mira kolektive, dhe duke ju referuar kësaj duhet të marrin mbështetje bazike, strukturale nga të gjitha segmentet dhe strukturat partiake të LDK-së e Vetëvendosjes për një koalicion i cili do ta prodhonte një qeveri stabile ku do t’i jepte krahë kërkesave të qytetarëve sepse rezultati i 6 tetorit tashmë i jep të drejtë kësaj fryme.

Ky realitet politik nuk do të ishte krijuar pa prezencën e tyre në skenën politike të Kosovës, duke ju prirë partive drejt fitores, prandaj, si i tillë binomi Kurti & Osmani duhet të përkrahet nga ky spektër në fokus përfaqësimin e dinjitetshëm në ekzekutivin e ardhshëm, në mënyrë që pritja e qytetarëve të cilët e kanë për ta të konstatohet pastër.


Prandaj edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet ta ketë të qartë se pa Vjosa Osmanin nuk do ta kishte këtë rezultat të cilin e mbanë sot ku e siguron edhe përfaqësimin në qeveri, duke u bazuar në këtë, mbështetja partiake për Vjosën duhet të jetë e pakompromis.


Në anën tjetër, fitorja e Albin Kurtit duke përfaqësuar fuqinë e ndryshimit po shihet si një shpresë nga shtresa e mesme e shoqërisë kosovare dhe përtej kësaj, binomit Kurti & Osmani, duhet t’i jepet rasti ti realizojnë objektivat e tyre qeverisëse të cilat populli është në pritje. Pra, për qeverinë e tyre ata duhet ta kenë mbështetjen partiake.

Related posts