Ish-futbollisti kosovar Arben Zeqiri e ka dhënë një deklaratë interesante në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova, raporton Zëri.info.
Zeqiri e ka komentuar skuadrën e Ballkanit që po i prinë tabelës në elitën e futbollit kosovar me 29 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Gjilani që ndodhet e dyta.
“Ballkani ka lojtarë të rinj të cilët po e luajnë me shumë dinjitet. Ballkani e ka fituar simpatinë e opinionit kosovar me lojë që është për tu admiruar”, ka thënë Arben Zeqiri, përcjell Zëri.info.
“Zakonisht po përmendet treshja e sulmit Blend Baftiu, Jetmir Topalli dhe Arbër Hoxha, por një futbollist që po shkëlqen te ky ekip edhe Kushtrim Gashi, i cili luan mirë në të dyja fazat si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ai vrapon shumë dhe kryen shumë punë”, potencoi Arben Zeqiri.
Gashi në këtë verë i është bashkuar Ballkanit pasi që u nda me Vëllaznimin e Gjakovës. /Zëri.info