Muharem Nitaj mbështet një koalicion mes AAK-së, LDKsë dhe PSD-së, por ka thënë se ky është vetëm qëndrimi i tij, ndërsa vendimin do ta marrë partia.
Deputeti i Aleancës, Muharrem Nitaj, në një postim në Facebook, është shprehur se koalicionet parazgjedhore do t’i ndalonte me ligj.
POSTIMI I PLOTË:
Po të pyetesha unë, koalicionet parazgjedhore do t’i ndaloja me ligj, por kjo as është e mundur e as nuk ndodhë!
Kosova, falë një interpretimi të çuditshëm të Gjykatës Kushtetuese, është shndërruar në rob të koalicioneve prazgjedhore!
Prandaj koalicionet parazgjedhore, edhe këtë herë, mund të jenë e keqja e domosdoshme!
Dhe në një situatë të tillë dhe nëse ato do të ndodhin, e për të eklipsuar çdo koalicion të mundshëm, për mua joparimor, unë do ta mbështesja një koalicion AAK-LDK-PSD.
Natyrisht, ky është qëndrimi im dhe nuk është ofertë publike për koalicion. Siç zakonisht ndodhë, vendimet e tilla i merr partia e jo individi.