
Nga Ben Hall
Kundërshtarët e partive të ekstremit të djathtë nëEvropë, nuk mund të kishin kërkuar një dhuratëmëtë mire se kaq. Një javë përpara zgjedhjeveparlamentare evropiane, dhe në të njëjtën ditëkurnacionalistët anti-establishment nga e gjithë BE-ja u mblodhën masivisht në Milano, udhëheqësiiPartisë austriake të Lirisë (FPO) së ekstremit tëdjathtë, u detyrua të japë dorëheqjensizëvendëskryeministër pas një skandali korruptiv.
Vetëm 24 orë pas shpërthimit të skandalit, qeveriae koalicionit ndërmjet qendrës së djathtë dhetëekstremit të djathtë, kishte marrë fund. Hajnc-Kristian Strahe, u kap në një video filmiketërealizuar fshehurazi duke diskutuar mbidonacionet e fshehta për partinë e tij, me një gruaqë aimendonte se ishte mbesa e një oligarku tëpasur rus.
Në këmbim, ai do ta ndihmonte të fitonte disatendera qeveritarë për ndërtimin e disa rrugëve. Ata gjithashtu diskutuan se si rusja mund të blinte“Kronen Zeitung”, gazetën kryesoretabloideaustriake, në mënyrë që të mbështeste mëmirë FPO. Videoja duket si shumë e bukur për tëqenëe vërtetë, edhe pse zoti Shtrahe nuk e mohoivërtetësinë e saj (ai vetëm e mohoi se kishtebërëndonjë gjë të paligjshme).
Ajo video, duket se konfirmon shumë nga akuzatqë aritkulohen vazhdimisht ndaj tëdjathtësekstreme në Austri – por edhe grupeve tëtjera të tilla në mbarë Evropën – dhe është njëllojkujtese se korrupsioni dhe shpërdorimi idetyrës, mund të jetë “thembra e Akilit” për tëdjathtënnacionaliste.
Skandali sugjeron që Partia e Lirisë, e cila ka lidhjeme partinë Rusia e Bashkuar të Vladimir Putinit, dhe që akuzohet se po bën lojën e Kremlinit, ishtee gatshme të pranonte financimin e paligjshëm rus. Kjo ngjarje, flet për qëllimin e partisë për t’uinfiltruar në institucionet e pavaruratë shtetit dhemedias.
Përpjekjet e së djathtës ekstreme të Evropës, përtë krijuar një front të bashkuar pas zgjedhjevetëkësaj jave, do të marrin padyshim një goditje tëfortë nga ky nga skandal. Shtrahe po punonte me Mateo Salvinin, zëvendëskryeministrin e Italisë, dheme Marin Lë Penin e Francës për tëformuar njëgrup të fuqishëm euroskeptik në ParlamentinEuropian.
Zonja Lë Pen është tepër ekstreme edhe për disanacionalistë konservatorë, siç është Partia LigjdheDrejtësi në Poloni. Partia e Lirisë në Austri, dukettani të jetë po aq toksike. Nëse skandaliështëshkatërrues për Partinë e Lirisë, partneri i vogël ikoalicionit qeveritar, ai përbën një siklettë madhedhe për Sebastian Kurc, kancelari i ri i qendrës sëdjathtë.
Dëmtimi i tij, do të rezononte në të gjithë Evropën.Kurc e drejtoi Partinë Popullore Austriake nëtëdjathtë, pasi fitoi udhëheqjen e saj në vitin 2017.Koalicionet e mëdha, e kanë drejtuar këtëvend përpjesën më të madhe të historisë së saj të pasluftë. Por, Kurc ishte këtë herë i vendosur, të shmangtebashkimin në një tjetër koalicion me qendrën e majtë.
Kurc kishte menduar se duke formuar një qeverime të djathtën ekstreme, ai mund ta zbusteatëideologjikisht, dhe ta mbantë nën kontroll nërrafshin elektoral. Edhe të shtunën, ai bëripërpjekjepër të mbajtur gjallë koalicionin e tij, kuthuhet se kërkoi dorëheqjen e Herbert Kikël, ministrit tëBrendshëm të ekstremit të djathtë.
Një qëndrim i fortë në të djathtë anti-emigracion, ishoqëruar me një imazh modern, e bëriKurcin tëpreferuarin e krahut konservator tëKristiandemokratëve gjermanë, të irrituarngakompromiset e koalicionit të madh, dhecentrizmi i Angela Merkelit.
Ai frymëzoi drejtues të tjerë të rinj të së djathtës, si Pablo Kasado në Spanjë dhe Loren VokenëFrancë. Por kjo qasje, pati pasoja katastrofike nëzgjedhjet parlamentare spanjolle të muajittëkaluar. Voke ka deklaruar kohët e fundit se aiështë udhëheqësi i së djathtës dhe i qendrëssëdjathtë.
Kurcizmi si një filozofi konservatore, nëse ka ekzistuar ndonjëherë, ka marrë fund tashmë.Megjithatë, Kurc do të vazhdojë të jetojë. Partia e tij është më e madhja në vend, dhelidershipi itij duket i patundur. Pas zgjedhjeve tëparakohshme, ndoshta në vjeshtë, ai mund tëpërpiqet tëformojë një koalicion me partitë më tëvogla duke përfshirë edhe partinë e re liberaleNeos, për taçuar partinë në një drejtim më centrist dhe reformist.
Partia e Lirisë, duket e dërrmuar. Beate Meinl-Raizinger, lideri i Neos, i tha “Financial Times” se skandali tregon se “është e pamundur tëqeverisësh me një parti populiste” – por ajo thotëse është herët të thuhet se ajo ka marrë fund.
Partia u përça në vitin 2002 pas një koalicioni tëparë me qendrën e djathtë, kur u nda midis radikalëve dhe moderatorëve. Megjithatë, FPO e mori shpejt veten. Me fragmentimin e politikësnëtë gjithë Evropën, dhe nivelet e larta të zhgënjimitme partitë e establishmentit, FPO nukmund tëthuhet se do të pushojë së qeni një aktore e rëndësishme.
“Financial Times” / Bota.al