Miliarderi dhe shefi i kompanisë gjigande, Tesla, Elon Musk, ka njoftuar se që nga viti i ardhshëm, taksitë e makinave Tesla, do të voziten nga robotët. Ai e bëri këtë njoftim pasi tha që janë duke punuar për teknologjitë vetëvozitëse të makinave, dhe këto taksi do të jenë të ngjashme me Uber që është lloj i taksive në Amerikë, raporton Sky News.
Komentet e tij vijnë para një telefonate në të cilën Musk duhet të paraqitet para gjykatës për ta mbrojtur pozicionin financiar, pasi që dyshohej se ai mund të ketë bërë mashtrim.
Musk i cili ishte përplasur me shefin e rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, mbi rrezikun që inteligjenca artificiale ia kanosë njerëzimit, tani ka vendosur që të shkojë një hap përpara, dhe me vetëbesim të plotë në teknologji, tha se vitin tjetër do të kemi makina, që do të jenë në gjendje të operojnë në transportin publik.
Madje ai e bëri një krahasim të çuditshëm, duke thënë se “nëse një njeri e blen një makinë sot, është njësoj si ta blejë një kali, për shkak se teknologjia e kompanisë Tesla ka avancuar aq shumë, sa që ofron makina me teknologji vetëvozitëse.”
A është i sigurt ky sistem kompjuterik i vetëvozitjes në rrugë të transportit publik, apo jo, ka qenë një temë që është debatuar mjaftë shumë.
Gjithsesi, ka pasur një numër të madh incidentesh të makinave vetëvozitëse, ku ekspertët thonë se ende ekziston nevoja e instinktit njerëzorë. Madje edhe ekspertët e teknologjisë, thanë se këto lloje makina nuk janë as afër që ta kenë zhvillimin e duhur.
Profesori Raj Rajkumar, në Universitetin e Carnegie Mellon, tha “Tingëllon si një ëndërr që ai po ia shet njerëzve. Mendoj që është premtim i kotë, që është tipik premtim i llojit të Elon Musk”.
Analistët presin që kompania Tesla, ta raportojë për humbjet prej 300 milionë dollarë, për vetëm tre muajt e parë të vitit 2019.
Kompania pati rënie prej 4% të hënën, pas komenteve të Muskut. /GazetaExpress/