970×90
970×90
970×90
970×90

Vrasja e Azem Hajdarit, Ismet Haxhai: Prita nuk ishte për të, por për ish- kryeministrin

Vrasja e Azem Hajdarit, Ismet Haxhai: Prita nuk ishte për të, por për ish- kryeministrin

Ismet Haxhia, i akzuari dhe i dënuari për vrasjen e Azem Hajdarit, flet për arsyet dhe rrethanat që sollën këtë ngjarje.
Sipas Ismet Haxhisë, Fatmir Haklaj nuk ka pasur si shënjestër Azem Hajdarin më 12 shtator 1998, por ish-Presidentin Sali Berisha.
“Unë kam një bindje që ndoshta askush nuk e ka. Fatmir Haklaj nuk i tregonte askujt se çfarë plani kishte për të bërë, as njerëzve të ngushtë dhe as familjarëve të tij. Ai vepronte me kokën e tij ndërsa njerëzit që mbante nga pas i kishte si numra, por nuk dinin asgjë se çfarë kishte ndërmend të bënte Fatmir Haklaj. Unë jam i bindur se Fatmir Haklaj ka zënë pritë jo për Azem Hajdarin, por për Sali Berishën dhe Azemi u bë “peshqesh” nga Sali Berisha në këtë atentat”- thote ai per “Panorama”.
Pse e thoni këtë?
Nga ora kur ishin vendosur në pritë e deri rreth orës 10 të mbrëmjes, Sali Berisha largohej nga zyra për të shkuar në shtëpi. Në lokalin e Guxim Biberajt, ka qenë një person i afërt i Sali Berishës, mbesa, vajza e motrës.

Atë mbrëmje ajo, Shpresa Breçani, ka hyrë tri herë në zyrën e Berishës duke e sinjalizuar që ka një makinë jashtë dhe personat që ishin në të, sepse njiheshin tropojanët. Një ngatërresë është bërë në atë atentat, është ngatërruar një djalë nga Nikla, Naim Çangu, që ka mbetur i vrarë.
Atë e ka vrarë padashje Fatmiri, d.m.th. e ka plagosur dhe ka vdekur 5 ditë më vonë në spital. Grupi përbëhej nga Astrit Muldagaj në timon, Jaho Mulosmani në sedilje të parë, Fatmir Haklaj prapa me Naim Çangun, i cili është ngatërruar me Feriz Kërrnajën, i cili nuk ka marrë pjesë në atë vrasje. Feriti në atë kohë kishte grabitur një vajzë dhe ishte në “muajin e mjaltit” në shtëpinë e tij.

Related posts