Ka përfunduar takimi i liderëve institucionalë me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i cili është mbajtur në zyrën e presidentit Hashim Thaçi.
Pas këtij takimi që është i dyti për ditën e sotme, nuk ka pasur asnjë deklarim për medie.
Edhe në orët e para të mëngjesit, në zyrën e presidentit Thaçi, janë takuar kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli si dhe dy zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.
Pas takimit të parë, ishte vetëm kryeministri Ramush Haradinaj ai ka folur për bisedat brenda zyrës së Thaçit.
Ai ka thënë se as presidenti Hashim Thaçi nuk ndërmerr vendim në dëm të territorit të Kosovës.