970×90
970×90
970×90
970×90

Thaçi takon Delawien dhe ambasadorin amerikan në Beograd, flasin për dialogun me Serbinë

Thaçi takon Delawien dhe ambasadorin amerikan në Beograd, flasin për dialogun me Serbinë

Në këtë takim siç ka njoftuar presidenti, është diskutuar edhe për fazën e fundit të dialogun me Serbinë.

Thaçi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se u diskutua për përmbylljen e këtij procesi me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në BE, NATO dhe OKB.

“Me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, si dhe ambasadorin Kyle Scott, i cili është shef i misionit diplomatik amerikan në Beograd, sot biseduam për tema të ndryshme të interesit të përbashkët. Ambasadorëve amerikanë u rikonfirmova gatishmërinë e Republikës së Kosovës për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne biseduam edhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje finale, e cila duhet të përmbyllet me njohje reciproke, anëtarësim të Kosovës në BE, NATO dhe OKB. Republika e Kosovës është mirënjohëse për mbështetjen e përhershme amerikane, por edhe për pozicionin e qartë pro arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përkrahja amerikane ka qenë përcaktuese në jetësimin e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Askush nuk duhet ta vë në pikëpyetje rolin dhe miqësinë e përjetshme me SHBA-në”, ka shkruar Thaçi

Related posts