Opozita më në fund ka njoftuar se do të bëjë një hap drejt ndaljes së presidentit Hashim Thaçi, që të flasë për ndarjen e Kosovës me Aleksander Vuçiqin.
Hoti ka shkruar në Facebook se ka marrë mbështetjen e Vetëvendosjes dhe PSD-së për të thirrur seancë të jashtëzakonshme, ku do të mundë të miratohet një rezolutë që nuk lejon të diskutohet rreth integritetit territorial.
Shkrimi i plotë i Hotit:
Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit para datës 7 shtator 2018
Sot kemi marrë mbështetjen nga Vetëvendosje dhe nga PSD për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë do të propozohet për miratim rezoluta me vetëm një pikë, ku konfirmohet se territori i Kosovës është një dhe i pa ndashëm dhe se askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës.
Pazare me shtetin e Kosovës nuk mund të bëjë askush.
Në ditët në vijim do të kërkojmë mbështetjen edhe të grupeve të tjera parlamentare, si dhe të shoqërisë civile.