Fokus primar i këtij takimi, ishte edhe procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja.
Lidhur me këtë proces, kancelari Kurtz inkurajoi të dy presidentët për të vazhduar përpjekjet e tyre për të arritur marrëveshje.
“Arritja e marrëveshjes është parakushti kryesor për anëtarësimin e dy shteteve në BE. Austria mbështet dialogun dhe arritjen e marrëveshjes, si dhe integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE”, theksoi Kurz. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shprehu mirënjohje Austrisë për ndihmën në kuadër të procesit te integrimit në BE dhe arritjes së marrëveshjes eventuale paqësore me Serbinë.