Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu referuar një deklarate të ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, të vitit 1994, ka theksuar se qëndrimi i tij është që nëpërmjet korrigjimit të kufirit me Serbinë, Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës.
“ ‘Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve’, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994. Ndërsa qëndrimi im sot si president i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, por korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.