970×90
970×90
970×90
970×90

Ja pse uji i detit është i mirë për shëndetin

Ja pse uji i detit është i mirë për shëndetin

Uji i detit përmban 3,5% kripë, pra në një litër ujë deti gjenden të tretura 35 gramë kripë. Veç tyre, në ujin e detit ka dhe një sasi të vogël magnezi, sulfati dhe kalciumi. E vetmja gjë për të cilën nuk na ndihmon dot uji i detit, është hidratimi i trupit, por kjo është diçka shumë e vogël që mund të korrigjohet me konsumin e ujit normal, përpara gjithë përfitimeve që mund të kemi në shëndet.

Së pari, uji i detit pastron lëkurën tonë. Kripërat e tij nën rrezatimin e diellit bashkëpunojnë për pastrimin dhe rigjenerimin e lëkurës. Pikat e zeza në fytyrë, aknet, psoriasis e shumë gjendje të tjera patologjike, mund të eliminohen me ujin e detit.

Së dyti, ndihmon në forcimin e sistemit imun. Gjatë notit, rruazat e kuqe të gjakut rriten 5-20%, ndërsa ato të bardha akoma më tepër duke bërë të mundur forcimin e sistemit imun, sidomos në kushtet e diabetit, sëmundjeve me bazë imune, apo anemisë kur jemi ulje të rruazave të bardha të gjakut.

Së treti, uji i detit redukton ankthin dhe stresin. Duke qenë se përmban magnez, i cili ndihmon në qetësimin e nervave, gjithë personave që bëjnë një jetë stresuese, u rekomandohet të shkojnë në plazh për t’u qetësuar, në mënyrë që të mos marrin barna, të cilat normalisht kanë dhe efektet e tyre anësore.

Së katërti, uji i detit ndihmon në problemet me mushkëritë. Nëse vuani nga astma, kolla, apo nga probleme të tjera shëndetësore të lidhura me mushkëritë, bëni mirë të shkoni në det e të notoni, pasi do ta menaxhoni mjaft mirë frymëmarrjen tuaj. Nga ana tjetër, prania e kripërave ne det, ndihmon në largimin e toksinave dhe elementëve të tjerë që dëmtojnë mushkëritë.

Së pesti, pushimet ne det ndihmojnë në normalizimin e problemeve me pagjumësinë dhe depresionin, shkruan bota.al. Duke qenë se deti ndihmon në normalizimin e presionit të gjakut dhe në qetësimin e nervave, ai do t’ju ndihmojë edhe të flini më mirë dhe të përmirësoni humorin tuaj.

Related posts