Konferenca dhe protestë! Ja çfarë do të ndodhë sot në Kosovë
Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate do të mbajnë të mërkurën konferenca, të ndara. E para në ora 13:00, ndërsa PSD’ja një orë më vonë – në 14:00.
Në ora 18:00, të ditës së sotme do të protestohet për të kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.
Këto dhe ngjarje të tjera janë paraparë të ndodhin sot në Kosovë:
– Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe Kryetarin e Shoqatës së bisneseve të Suharekës Shaqir Palushi. (Objekti i Komunës së Suharekës, ora 10:00)
– Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media ku flet drejtuesi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 13:00)
– Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Shyqiri Bytyqi se bashku me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Christian Heldtdo të vizitojnë Qendrën e Komunitetit të implementuar nga Bethany Christian Services, në Brekoc në Komunën e Gjakovës. (Fshati Brekoc ora 13:30)
– Partia Socialdemokrate mban konferencë për media, ku do të flitet për skandalin e fundit në drejtësi. (Zyrat e PSD-së, në lagjen Arbëria, ora 14:00)
– Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Shyqiri Bytyqi se bashku me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Christian Heldtdo marrin pjesë në seancen plenare në korridorin e shkollës fillore “Zef Lush Marku”. (Gjakovë, ora 15:00)
– Mbahet protestë dhe marshohet drejt Zyrës së Kryeprokurorit dhe Zyrës së Kryeministrit ku do te kërkohet shkarkimi i Kryeprokurorit Lumezi dhe fillimi i procesit të vetingut për gjyqësorin e vendit tonë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 18:00).