970×90
970×90
970×90
970×90

Zv/ministri i Jashtëm, Cakaj: Vendimi i Qershorit varet nga performanca jonë!

Zv/ministri i Jashtëm, Cakaj: Vendimi i Qershorit varet nga performanca jonë!

I përzgjedhur për koordinimin teknik të procesit screening dhe harmonizimin e punës përgatitore për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, Zv/ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj sqaron se në Shtator puna për qeverinë shqiptare do të përqendrohet në kapitujt 23 dhe 24.

“Është drejtësia dhe të drejtat fondamentale dhe në anën tjetër është gjendja në gjyqësor, liria dhe siguria, ku përfshihet lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, rezultate të theksuara në sistemin e Vettingut, konsolidimi i sigurisë së brendshme, prevendimi i numrit shtesë të azilkërkuesve shqiptarë, segmente këto që do përfshihen në procesin e screening, në mënyrë që legjislacioni shqiptar të jetë i adaptueshëm në nivelin maksimal dhe që këto eventualisht të adaptohen.”

Por a i ka Shqipëria burimet e mjaftueshme njerëzore e me përvojë për të punuar me drejtori të specializuara të Komisionit Europian, sikundër u shpreh edhe gjatë vizitës ë tij në Tiranë, Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn?

“Aktualisht edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në koordinim me qeverinë është në proces të vlerësimit të kapaciteteve intelektuale dhe përputhshmërisht me rezultatet e studimeve në fjalë prej shtatorit e tutje do të fillojë edhe procesi i ristrukturimit dhe zgjerimit të kapaciteteve në mënyrë që edhe procesi screening por edhe ai negociator jo vetëm të zhvillohet brenda fazave të nevojshme kohore por mbase edhe me suksesi maksimal të kërkuar.”

Përcaktues në vendimin e Qershorit të 2019-ës, Zv/ Ministri Cakaj thotë se janë hapat dhe performanca që do të duhet të ndërmarrë qeveria shqiptare, duke përjashtuar mundësinë e një vote politike të këshillit.

“Vendimi aktual nuk është thjesht se ka qenë i bazuar mbi kritere objektive të padiskutueshme, por natyrisht që ka qenë e përfshirë edhe komponenti politik. Jemi në fazën që nëse Shqipëria i ndërmerr masat e nevojshme është moment i padiskutueshëm që këshilli të përgjigjet, që do të thotë që në masë të madhe procesi varet në tërësi nga performanca e ndërmarrë e shënuar e Shqipërisë për reformat e ndërmarra në fushat e specifikuara në vendimin e Këshillit.”

Nisja e procesit analitik do të paraprihet nga miratimi i akteve ligjore dhe nënligjore të cilat do t’i paraqiten për votimin Këshillit të Ministrave në gjysmën e parë të muajit Shtator.

Related posts