Në këtë seancë djali i Demaçit, Shqiptari, ka kërkuar vetë fjalën dhe para të pranishmëve tha se babai i tij do të jetë më i qetë kur Kosova të jetë më e organizuar.
“Babai im do të jetë i qetë kur Kosova të jetë më e organizuar”, tha shkurt Shqiptari, transmeton Gazeta Express.
Pranë familjes së Demaçit ka qëndruar edhe presidenti i shtetit, Hashim Thaçi.
Fotografi të familjes Demaçi nga seanca e sotme në Kuvend:
Veprimtari i çështjes kombëtare dhe njeriu që konsiderohet simbol i rezistencës ndaj regjimit jugosllav dhe serb, Adem Demaçi, vdiq dje në moshën 82-vjeçare. Ai krahasohej shpesh me liderin jugafrikan Nelson Mandela, për shkak të 28 viteve të kaluara në burg dhe rezistencës ndaj regjimit.