970×90
970×90
970×90
970×90

New York Times: Vdes mbrojtësi i të drejtave të njeriut dhe disidenti Adem Demaçi

New York Times: Vdes mbrojtësi i të drejtave të njeriut dhe disidenti Adem Demaçi

Është mediumi New York Times ndër shumë mediume të tjera botërore që ka raportuar për vdekjen e qëndresës kombëtare shqiptare.

Gjatë seancës së sotme nënkryetari i parlamentit Xhavit Haliti, e ndërpreu seancën duke thënë se “Mësuesi jonë i cili kaloi 28 vjet burgim, është ndarë fizikisht nga ne” . Pas kësaj deputetët mbajtën një minutë heshtje.

E në nderim të veprës së Adem Demaçit, presidenti Hashim Thaçi ka shpallur tri ditë zi.

Demaçi u arrestua tri herë nga regjimit komunist i atëhershëm jugosllav dhe kaloi 28 vjet burg.

Në vitin 1991, ai u nderua me Çmimin Saharov të Parlamentit Europian për Lirinë e Mendimit dhe në vitin 2010 mori Urdhrin Hero i Kosovës.

Ai ishte gjithashtu për një kohë ka qenë përfaqësues politikë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

Demaçi i cili studioi për letërsi, drejtësi dhe arsim, njihej si shkrimtarë, sidomos me novelën e tij të titulluar “ Gjarpinjtë e gjakut “ të vitit 1958.

Pas luftës, Demaçi mori pjesë në politikë, ku mbajti disa poste në media dhe u përfshi më shumë në mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Related posts