970×90
970×90
970×90
970×90

Këshilli I Ministrave I BE-Së, Sfida Kryesore Për Vizat

Këshilli I Ministrave I BE-Së, Sfida Kryesore Për Vizat

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pranuar se sfida kryesore për liberalizimin e vizave me BE-në mbetet Këshilli i Ministrave, në të cilin disa ministra janë më konservatorë për këtë çështje. Ambasada e Gjermanisë ka konfirmuar se ka disa dilema për heqjen e vizave.

Qeveria e Kosovës po e pranon se pas rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian (BE) për liberalizimin e vizave për Kosovën sfidat kryesore janë te Këshilli i Ministrave i BE-së.

Ky reagim i ekzekutivit të vendit vjen pas deklarimit të Ambasadës Gjermane në Prishtinë për gazetën “Zëri”, ku bëhet e ditur se qeveria e tyre ende nuk i ka përfunduar diskutimet për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Qeveria gjermane mirëpret faktin që Komisioni Evropian ka dhënë një mendim lidhur me përmbushjen e kritereve të mbetura për liberalizimin e vizave për Kosovën. Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën. Qeveria gjermane ende nuk i ka përfunduar diskutimet rreth kësaj çështjeje”, kanë thënë ditë për parë për “Zërin” zyrtarë të Ambasadës Gjermane.

Por ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pranon se disa ministra të BE-së janë më konservatorë për këtë çështje.

Related posts