Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vazhdon me atraktivitetin sportiv. Kësaj radhe duke u lëshuar me parashutë.
Si në çdo fushë të zhvillimit dhe aktivitetit të tij, kësaj radhe Ministri Gashi, ka vendosur ta vizitoj klubin “Ballonat e Sahit Ukës”, ku ka përjetuar fluturimin e veçant me këtë sport, duke eksploruar pamjet dhe bukuritë e Kosovës. Shkruan Gazeta Projekti. Gashi është mjaft aktivë duke përkrahur aktivitetet e çdo sportisti të talentuar në Kosovë, përfshirë edhe këtë rrymë.
Bashkë me pilotët e Klubit “Ballonat e Sahit Ukës” 🎈përjetova momente të veçanta gjatë fluturimit mbi bukuritë e rralla natyrore ⛰🏔që ka vendi ynë🇽🇰
Si ministër i sportit jam i vendosur të mbështesë sportet në përgjithësi, e në veçanti sportet specifike të cilat me shpejtësi po zhvillohen në Kosovë. Padyshim që këto suksese të sporteve dhe sportistëve tonë janë duke ardhur si rezultat i mbështetjes së madhe nga MKRS-ja. Ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook. Gazeta Projekti.