970×90
970×90
970×90
970×90

Vetëvendosje dhe Ldk bëhen bashkë kundër Veselit

Vetëvendosje dhe Ldk bëhen bashkë kundër Veselit

Në ftesën e Veselit dërguar partive, theksohet se spektri politik në Kosovë, duhet të jetë i konsoliduar, unik dhe i përgatitur për fazën finale të bisedimeve me Serbinë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, një ftesë të tillë nuk është se e kanë mirëpritur partitë opozitare.

Deputetja nga rradhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, tha sot për lajmi.net se takime të tilla kur dihen qëndrimet e subjekteve politike janë improvizime, dhe se Vetëvendosje sipas të gjitha gjasave nuk do të marrë pjesë.

“Ne akoma nuk kemi ndonjë qëndrim, sonte kemi një takim ku ndoshta do ta diskutojmë, mirëpo personalisht besoj që nuk do të marrim pjesë në këtë takim, për faktin që ne i kemi bërë të qartë qëndrimet tona dhe mendojmë që nuk ka asnjë arsye që të improvizohet me takime të tilla ku paraprakisht dihen qëndrimet e subjekteve, pothuajse të gjithave”, u shpreh Nagavci.

E kundër takimi të thirrur nga Veseli është shprehur edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

Ai përmes një postimi në Facebook, është shprehur se koha është për tryeza ku do të diskutohet për zgjedhje të parakohshme në vend.

“Ne sjemi servis i tyre, kur të ju duhemi në raste, të shëndrrohemi në makina të votimit. Sot 42 deputetë shqiptar udhëheqin vendin me pakicat destruktive kurse nga 58 deputetët tjerë shqiptarë presin tiu rrimë gaditu me votat tona në keqeverisjen, zhvatjen dhe zhbërjen e shtetit. Koha është për tryezë për zgjedhje e jo për zgjidhje”, shkruan Avdyli.

Ndërkaq nga Partia Socialdemokrate ende nuk kanë ndonjë qëndrim për këtë takim.

Zëdhënësi i kësaj partie, Shkodran Hoti, tha të dielën për lajmi.net, se PSD-ja ende nuk ka ndonjë qëndrim për ftesën e Veselit, dhe se një gjë e tillë do të vendoset në organet e partisë.

Kujtojmë se organizimin e tryezës së rradhës me partitë politike ku do të diskutohet për dialogun me Serbinë, tash e një kohë e ka paralajmëruar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo që ka bërë të qartë qëndrimet e veta se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme në vend./Lajmi.net/

Related posts