970×90
970×90
970×90
970×90

Trump akuzon FBI se e ka përgjuar gjatë fushatës

Trump akuzon FBI se e ka përgjuar gjatë fushatës

Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se dokumentet e lëshuara nga FBI lidhur me lidhjet e ish-këshilltarëve të tij me Rusinë treguan se fushata e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 ishte përgjuar ilegalisht, por nuk ofroi dëshmi për të mbështetur pohimin e tij.

Në një seri postimesh në Twitter, Trump gjithashtu akuzoi Byronë Federale të Hetimeve dhe Departamentin e Drejtësisë për mashtrimin e gjykatave gjatë një hetimi të ndërhyrjes ruse në zgjedhje, edhe pse asnjë provë për të përgjuar këshilltarët e tij gjatë fushatës.

Dokumentet e FBI-së të publikuara të shtunën treguan se si në 2016 kërkoi mbikqyrjen e ish-këshilltarit të fushatës Trump, Carter Page, si pjesë e atij hetimi, duke thënë se byroja besonte se ai kishte bashkëpunuar me qeverinë ruse.

Related posts