Chelsea është duke punuar për të nënshkruar me Anthony Martialin nga Manchester Unitedi, shkruan The Times.
Me Eden Hzardin i cili është afër largimit nga klubi londinez në drejtim të Real Madridit, drejtuesit e Chelsea janë në nxitim për ta gjetur zëvendësuesin më të mirë të mundshëm për të. Ai mund të jetë Martial, i cili po ashtu ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Manchester Unitedi, pasi nuk po arrin të gjejë vend në formacion.
Çmimi i francezit është 100 milionë euro, për të interesim ka shprehur edhe Bayern Munichi.