970×90
970×90
970×90
970×90

Shqipëria goditet sërish nga tërmeti

Shqipëria goditet sërish nga tërmeti

Shqipëria është nën një valë të konsiderueshme të tërmeteve, të cilët po godasin vendin që disa javë, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Një tjetër tërmet ka goditur pasditen e sotme Shqipërinë, teksa këtë herë epiqendra është zhvendosur më në jug të vendit.

Tërmeti është ndjerë rreth orës 15:46, ka pasur një magnitudë prej 3.5 ballësh të shkallës “rihter” dhe ka pasur epiqendrën rreth 6 kilometra në lindje të Lushnjës.

Shqipëria është përfshirë nga një valë tërmetesh gjatë muajit korrik, me epiqendrën që fillimisht ishte pranë gjirit të Lalzit dhe më pas u spostua pranë Rrogozhinës dhe tashëm së fundi në lindje të Lushnjës.

Tërmeti më i fortë u regjistrua më 4 korrik, me epiqendër në gjirin e Lalzit dhe me magnitudë 5.1 ballë, lëkundjet e të cilit u ndjenë të forta edhe në Tiranë e Durrës.

Related posts