970×90
970×90
970×90
970×90

Putin dhe Vuçiq në bisedime të vazhdueshme për Kosovën

Putin dhe Vuçiq në bisedime të vazhdueshme për Kosovën

Moska është e angazhuar me vendosmëri kundër dialogut me afateve artificiale në mes të Beogradit dhe Prishtinës dhe mbështesim zgjidhjen e problemit të Kosovës ekskluzivisht në kushte që janë të pranueshme për Serbinë, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zakharova.

“Me vendosmëri kundërshtojmë afatet artificiale të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Duke nisur nga fakti se një zgjidhje për problemin e Kosovës është e mundur vetëm në kushtet e pranimit të saj nga ana e Serbisë”, tha Zaharova për agjencinë e lajmeve Beta.

Ajo kujtoi se, në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së, dialogu i udhëhequr nga OKB midis Beogradit dhe Prishtinës po zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, transmeton lajmi.net.

” “Pozicioni i Rusisë është që ky proces duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe se guri themeltar për të zgjidhur çështjen e Kosovës është Rezoluta 1244, sipas së cilës Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë”, tha ajo.

Sipas saj, marrëdhëniet ruso-serbe kanë karakterin e një partneriteti strategjik.

Zakharova kujton se situata rreth Kosovës është temë e rregullt e bisedimeve mes Presidentit të Rusisë dhe Serbisë Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq, si dhe Ministrave të Punëve të Jashtme të të dy vendeve Sergej Lavrov dhe Ivica Daçiq.

Është përgjigjur Zakharova, kur u pyet për përgjigjen e Moskës nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë një marrëveshje pa përfshirjen ose konsultimin e Moskës rreth saj.

Related posts