970×90
970×90
970×90
970×90

Vetura që u rrotullua me drogë sot

Vetura që u rrotullua me drogë sot

Në veturën e rrotulluar në afërsi të TC Kosova B, sot pasdite, Policia ka gjetur substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar togeri i Policisë nga stacioni policor në Obiliq Sejdi Zeqiri.

Dy persona janë arrestuar, të njëjtit sipas toger Sejdi Zeqiri, janë persona të njohur për Policinë, si persona me precedent penal për vjedhje, plaçkitje, grabitje, përdorim i substancave narkotike dhe vepra të tjera të ndryshme penale.

“Sot rreth orës 17:35 minuta në afërsi të TC Kosova B, në udhëkryqin e rrugës “Llapi” dhe “Ali Hadri” ka ndodhur një rrokullisje e një veture. Paraprakisht njësitë patrulluese kanë qenë në një pikë kontrolli dhe i kanë dhënë shenjë që të ndalet, mirëpo me një shpejtësi të madhe vetura nuk është ndalur dhe patrulla e Policisë është vënë në ndjekje të veturës së dyshuar.

Në një largësi 100-200 metra vetura është rrokullisur për arsye se e ka humbur drejtimin personat e dyshuar. Personat e dyshuar janë sjellë në stacionin policorë në Obiliq, janë ta arrestuar”, ka thënë togeri Zeqiri.

Ai ka thënë se personat e ndaluar janë të njohur për Policinë si persona me precedentë penale.

“Vetura e cila është rrokullisur, brenda saj gjendet një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike që dyshohet të jetë marihuanë. Personat e dyshuar janë të njohur për stacionin policorë në Obiliq, por edhe për Njësitë tjera relevante. Janë të njohur për vepra të ndryshme penale, si plaçkitje, grabitje, përdorim i substancave narkotike dhe vepra të tjera të ndryshme. Të dyshuari janë njëri 23 vjeçar, ndërsa tjetri është 27 vjeçar. Personat e dyshuar janë me inicialet L.K. dhe L. Sh. Që të dy janë nga komuna e Prishtinës”, ka thënë togeri i Policisë Sejdi Zeqiri.

Sipas tij para se të rrokullisjes vetura, drejtuesi i saj nuk i është bindur patrullës policore e cila ka qenë e pozicionuar me pajisje laserike (RADAR) për matjen e shpejtësisë.

“Patrulla policore ka qenë në pikë kontrolli me laser (Radar) në matje të shpejtësisë. Shpejtësia e kufizuar është 40 km në orë, ndërsa ata kanë qenë duke lëvizur mbi 80 km në orë dhe nuk iu kanë ndalur as pas sinjalizimit patrullës policore. Patrulla e policisë iu është vënë në ndjekje, mirëpo ata gjatë ikjes e kanë humbur drejtimin dhe janë rrokullisur këtu.

I kemi ftuar Njësitin e Antidrogës, Njësitë relevante të Forenzikës, të cilat janë në vendin e ngjarjes do të bëhet ekzaminimi i veturës e cila është këtu dhe të gjitha gjërat e dyshimta do të konfiskohen dhe rasti do të dërgohet në prokurori për procedura të mëtejme”, ka thënë toger Sejdi Zeqiri

Related posts