Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një fotografi nga takimi që pati partia në shtëpinë e kryetarit të saj, Isa Mustafa.
Gazeta Express raportoi se në shtëpinë e liderit të LDK-së, Isa Mustafës, ka qëndruar sot ambasadori amerikan, Greg Delawie, transmeton Express.
Pas takimit, deputeti Abdixhiku, i cili ishte bashkë me një pjesë tjetër të Grupit Parlamentar në shtëpinë e shefit, ka shkruar se partia e tij kurrë s’ka qenë më mirë.
“Kurrë më mirë. Bashkë dhe të vendosur!”, ka shkruar deputeti i LDK-së. /Express/