Një operacion policor, i realizuar gjatë mbrëmjes së të mërkurës nga Policia e Kosovës, në disa lagje të kryeqytetit të vendit, ka rezultuar me arrestimin e 4 personave.
Tre prej të arrestuarve janë shtetas të huaj, ndërsa tjetri është shtetas i Kosovës.
Të arrestuarit dyshohen se kanë kryer vrasje, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të një operacioni policor, sonte, në orët e mbrëmjes, në Prishtinë, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vepra kriminale, disa nga ta shtetas të huaj e që janë në kërkim ndërkombëtar, të dyshuar edhe për vrasje, ka rezultuar me ndalimin e 4 personave të dyshuar; 3 shtetas të huaj dhe një kosovar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Insajderi ka siguruar pamje të papublikuara më parë nga aksioni i djeshëm i Policisë së Kosovës.
https://video.gjirafa.com/insajderi?video=pamje-te-tjera-te-njesise-speciale-gjate-arrestimit-te-shtetasve-te-huaj-ne-prishtine