Këshilli Kombëtar Boshnjak ka ftuar Behgjet Pacollin që ta vizitojë Novi Pazarin, duke iu referuar madje Kosovës si shtet i pavarur.
Në Serbi kjo ka shkaktuar një reagim të ashpër duke theksuar se “Sanxhaku e ka njohur tashmë Kosovën”.
Letra shefit të diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli i është dërguar nga lideri i boshnjakëve të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin që kërkoi nga ai të marrë pjesë në një ceremoni të boshnjakëve në Novi Pazar.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drencun deklaroi se askush nuk ka të drejtë të thërras institucione apo zyrtarë të shkojnë në Serbi, shkruan lajmi.net.
“Ai lider është përpjekur vazhdimisht për ta destabilizuar situatën. Askush nuk ka të drejtë të thërrasë këto institucione për të ardhur në Kosovë. Nuk ka shtet të Kosovës”, deklaroi Drecun.
E në lidhje me vizitën e Pacollit në Beograd, ka folur edhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq.
Ky i fundit deklaroi se nëse do të kishte drejtësi, Pacollin do ta prisnin sikur Gjuriqin. Duke aluduar pra në arrestimin e tij.
“Ne me siguri nuk do ta presim atë si Marko Gjuriq, edhe pse nëse do të kishte drejtësi do të duhej të ndodhte njëjtë”, tha Daçiq.
Ndryshe ende nuk dihet nëse Pacolli do të shkojë në këtë ceremoni në Novi Pazar. /Lajmi.net/