“Aksioni ka rezultuar me ndalimin e katër personave të dyshuar, tre shtetas të huaj dhe një kosovar. Veprimet e mëtejshme janë në proces nga autoritetet për kompletim”, tha Hoxha.
Prej katër të arrestuarve, dy kanë qenë nga Mali i Zi, shkruan Vijesti.me.
Gazeta e njohur malazeze ka zbuluar se të arrestuar janë Mari Milosheviq dhe Djorgje Paviçeviq.
Mario Millosheviq ishte i arrestuar për një vrasje në Cetinje të Malit të Zi.
Kurse Gjorgje Paviçeviq ishte i akuzuar për veprën penale rrëmbim dhe zhvatje, në një rast që kishte ndodhur në vitin 2015 në Kotor. I njëjti kishte ikur nga spitali ku po e vuante dënimin.
Një dëshmitar i gazetës malazeze Vijesti ka thënë se në banesën e të dyshuarve janë gjetur armë dhe drogë.
“Gjatë arrestimit M.M. ishte i arrestuar, ndërsa u gjetën armë dhe drogë”, ka thënë një burim.
Dyshohet se Mario Millosheviq kishte kryer edhe vrasje të tjera në Mal të Zi si pasojë e një konflikti mes grupeve të armatosura, të cilat vazhdojnë të jenë objekt hetimi nga Policia e Malit të Zi.
Përpos vrasësve me pagesë, ka arrestuar edhe pjesëtarë të BIA-s serbe.
Disa nga të arrestuarit janë të kërkuar nga INTERPOL-i.
Në operacionin e mbrëmshëm janë arrestuar edhe një shtetas i Kosovës dhe një i Serbisë.
“Në aksionin në lagjen “Kalabria” të Prishtinës, përveç vrasësve me pagesë, janë arrestuar edhe pjesëtarë të shërbimit sekret serb – BIA-s”.
Ndërkohë, është njësia elitare e Policisë së Kosovës – FIT, ajo e cila realizoi aksionin.