Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka konfirmuar se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për heqje të regjimit të vizave.
Thaci ka thënë se tani nuk ka asgjë që ndalë lëvizjen e lirë të qytetarëve për në zonën Shengen, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Duke filluar nga ora 16:30, mund ta ndiqni drejtpërdrejt konferencën e përbashkët për Media me Komisionerin i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos. Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret. Tani nuk ka asgjë që e ndalë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen. Politika jonë pro evropiane dhe puna e vështirë që është bërë për plotësimin e të gjitha kritereve, i jep sot fund izolimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj./Indeksonline/