970×90
970×90
970×90
970×90

SHBA furnizon FSK-në me autoblinda të saj

SHBA furnizon FSK-në me autoblinda të saj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, me rastin e blerjes së automjeteve multi funksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në këtë ceremoni u bë me dije 51 automjete ushtarake do të jenë për Kosovën.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se FSK-ja po modernizohet me mjete ushtarake.

Ndërkaq ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie, u shpreh i lumtur që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset me automjete ushtarake të cilat prodhohen në SHBA.

“Këto vetura kanë një histori të gjatë dhe janë në shërbim më të gjatë se 30 vjet. Ato tashmë janë simbol dhe jam shumë i lumtur që Kosova ka përzgjedhur këto vetura”, ka deklaruar Delawie.

Related posts