970×90
970×90
970×90
970×90

Rusëve iu pëlqen kur Trump akuzon administratën e Obamas për raportet e këqija me Rusinë

Rusëve iu pëlqen kur Trump akuzon administratën e Obamas për raportet e këqija me Rusinë

Trump dhe Putin do të zhvillojnë samitin njëditor në Pallatin Presidencial në Helsinki derisa gjatë kësaj kohe do të zhvillohen edhe bisedime në mes të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Trump do të takohet me Putinin në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, në samitin e parë bilateral në mes të dy vendeve nga prilli i vitit 2010.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka hapur rrugën për takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin më 16 korrik, duke fajësuar hetimet për ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, për tensionimin e marrëdhënieve në mes të Moskës dhe Uashingtonit.

“Marrëdhëniet tona me Rusinë kurrë nuk kanë qenë më të këqija, falë budallallëkut shumëvjeçar amerikan dhe tani për shkak të Gjuetisë së Shtrigave!”, ka thënë Trump në një postim në Twitter, duke iu referuar hetimeve të këshilltarit special, Robert Mueller.

Këtë postim të tij e ka pëlqyer Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë. Duket se rusët pajtohen me Trumpin kur ky akuzon administratën e presidentit Barack Obama. /Express/

Related posts