Diane Standish, një grua 65 vjeçare ishte e bindur se ishte dashuruar me drejtorin gjerman Darnell Michael. Por ‘Michael’ kishte përdorur fotot e ish-ambasadorit të Shqipërisë në Bosnje, Flamur Gashit.
Gashi është vëllai i deputetit nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, njofton lajmi.net
Një grua e ve humbi të gjitha kursimet e saj të jetës, pasi siç thuhet në dailymail, ia kishte dërguar një njeriu që mendonte se ishte i divorcuar, CEO gjerman i cili punonte në një projekt ndërtimi në Bakersfield të Kalifornisë.
Standish tha se kishte rënë në dashuri dhe e njihte atë si Darnell ‘Jerry’ Michael, pasi u takuan në Match.com
Por fytyra me të cilën ra në dashuri ishte Flamur Gashi, ish-ambasador në Bosnje, i cili është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Kosovë.
Diane Amanda Standish lost $270,000 after she was catfished by a man who used the photo of a former Bosnian ambassador to lure her inHer mystery man from Match.com used this picture, later revealed to be Flamur Gashi – a former ambassador to Bosnia who is married with three children and lives in KosovoÂ
”Unë kurrë nuk kam menduar se mund të bie në dashuri me dikë përmes telefonit,” tha ajo për WKMG, transmeton lajmi.net
”Por për disa arsye, ai i tha gjërat e duhura për mua.”
Gruaja e ve nuk kishte dyshime aspak kur Michael filloi t’i kërkojë para asaj, duke pretenduar se ishte në kohë të vështira.
Standish i dha atij 270 mijë dollarë, me mendimin se ai do të vinte në Orlando për t’u martuar me të.
Hetuesit e përcollën emailin e Michael i cili kishte bazë në Afrikën e Jugut.
Ata gjithashtu e njoftuan gruan se paratë nuk do të mund t’i ktheheshin mbrapsht.