Delawie thotë se spektri politik në vend duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e një ekipi konsensual për dialogun me Serbinë, por ka përmendur vetëm ekspertët që duhet të dialogojnë me Serbinë.
“Nuk ka alternativë tjetër pos dialogut dhe Kosova duhet të jetë e gatshme.Punoni së bashku tani për një ekip gjithëpërfshirës, ekspertësh dhe konsensual. Fokusohuni në qëllimet e qarta afatëgjatë të Kosovës”, thuhet më tej në postimin e Delawie.
Deri më tani nuk është parë një vullnet për të përmbushur një kërkesë si kjo e ambasadorit amerikan.
Opozita ka kundërshtuar kategorikisht përfshirjen në ndonjë ekip negociues me Presidentin Hashim Thaci udhëheqës së tij.
Edhe Nisma, si parti e koalicionit qeverisës, ka mohuar të jetë pjesë e ndonjë ekipi negociator. /Express/