Ekipi i Unitetit mbetet modeli më i mirë për përfaqësim të Kosovës në bisedimet me Serbinë, në fazën e fundit të dialogut.
Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ka thënë se presidenti është i gatshëm që legjitimitetin e tij ta marrë nga Kuvendi i Kosovës.
“Delegacioni i Kosovës i cili do të udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi do të ishte shumë mirë nëse mandatohet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Shala.
“Synimi absolut i presidentit është që të bëhet Ekipi i Unitetit në javët e ardhshme sepse do të kemi bisedime shumë të rënda”, shtoi tutje ai.
Mos gatishmërinë e politikës kosovare për mungesë konsensusi, sipas Shalës, mund ta shfrytëzojë pala serbe, në këtë rast, presidenti Aleksandër Vuciq.
Ndonëse javë më parë, partia në koalicionin qeveritar, Nisma Socialdemokrate, kishte thënë se është kundër përfaqësimit të Kosovës në bisedime me Thaçin kryenegociator,
Shala tha së beson shumë se ky qëndrim ka ndryshuar dhe një gjë të tillë do ta shohim ditët në vijim.
Sot janë takuar krerët e shtetit, Thaçi,Veseli e Haradinaj, por Nisma e Fatmir Limajt, ka thënë të mos jetë e informuar për këtë takim.