Zyra e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka bërë të ditur se takimi i radhës në Bruksel, ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq do të mbahet më 18 korrik.
Kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së Mogherinit.
Në njoftim thuhet se në këtë takim do të diskutohet për marrëveshjet e arritura si dhe do të planifikohen takimet e ardhshme, me qëllim që të dy palët të vazhdojnë punën me ritëm të intensifikuar.
Ndryshe, ky do të jetë takimi i dytë ndërmjet Thaçit e Vuçiqit në fazën finale të dialogut.
Thaçi ditë më parë ka thënë se qëllimi në këtë fazë përfundimtare të dialogut është arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e që do të mundësojë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy popujve.
Ai tha se priten bisedime të rënda dhe të vështira pasi synohet që dialogu të përmbyllet me marrëveshje historike.