Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në hapjen e korrje-shirjeve në Komunën e Ferizajt, përkatësisht në fshatin Prelez i Jerlive.
Me këtë rast, Thaçi ka drejtuar kombajnë, duke nisur kështu sezonin e korrje-shirjeve.
Presidenti Thaçi ka qenë i shoqëruar nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe zv, ministri i Bujqësisë, z, Mevludin Krasniqi së bashku me fermerin Xhevat Uka, i cili është kultivues i rreth 300 hektarëve me grurë dhe rreth 200 hektarëve me misër. Gazeta Projekti.